Ponte Prizreni fiton në Rahovec
Sport

Ponte Prizreni fiton në Rahovec

Uran Krasniqi/RTKLive

Rahovecit s`i ka shërbyer elementi i të qenit vendas për të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshje me Ponte Prizrenin. Në ndeshjen e zhvilluar në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës ka pësuar disfatë me rezultat 63:85 (13:23, 19:16, 9:27, 22:19). 

Dallimi i madh dhe vendimtar ku edhe u bë shkëputja e madhe ishte në periodën e tretë. 

Më i miri te Rahoveci ishte Bardh Rexha me 13 pikë e tetë kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Meriton Ismaili me 28 pikë dhe Wayne Arnlod me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.


MË SHUME NGA Sport