Tottenham i interesuar për huazimin e Zaniolos, Roma për shitjen e tij
Sport

Tottenham i interesuar për huazimin e Zaniolos, Roma për shitjen e tij

Uran Krasniqi/RTKLive

Tottenham po mendon për një huazim potencial për Nicolo Zaniolon nga Roma. Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano bëhet fjalë për një huazim me mundësi blerje. 

"Tottenham po diskuton një marrëveshje të mundshme huazimi për Nicolo Zaniolo, duke përfshirë edhe opsionin për të blerë. Siç qëndrojnë gjërat,  Roma dëshiron vetëm propozim për marrëveshje të përhershme", ka thënë ai. 

Sipas tij, Tottenham është i gatshëm të ofrojë edhe një lojtar si pjesë e marrëveshjes, kurse në anën tjetër, Roma dëshiron 35 deri në 40 milionë euro. 


MË SHUME NGA Sport