16:16 / 22.01.2023
Muja gjen golin e dytë me Antwerp
Uran Krasniqi/RTKLive
Royal Antwerp ka fituar në ndeshjen e sotme kundër Standard Liege në kuadër të Divizionit 1 A në Belgjikë dhe futbollisti kosovar, Arbnor Muja, ka qenë kontributdhënës.
Në ndeshjen që ka përfunduar me rezultat 4-1 ish-futbollisti i Dritës ka realizuar një gol. Muja ka shënuar në minutën e njëzet e nëntë pas një asistimi nga Ekkelenkamp.
Në tabelën e kampionatit që i prinë Genk, Antwerp gjendet në pozitën e tretë.