16:55 / 22.01.2023
City i bën presion Arsenalit, Haland shënon tri gola
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester City vazhdon ta mbajë në presion Arsenalin në garën për titull të Premier League.
Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 21-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3:0.
Të tre golat e fitores për kampionët në fuqi u shënuan nga Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez, që kompletoi het-trikun e tij të katërt këtë sezon, shënoi në minutat dyzet, dyzet e nëntë dhe pesëdhjetë e katërt.
Manchester City ka 45 pikë, dy më pak se Arsenal, ndërsa Wolves ndodhet në pozitën e 17-të me 17 pikë.