18:56 / 22.01.2023
Guardiola i kënaqur me lojën e treguar kundër Wolverhampton Wanderers
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shfaqur i kënaqur pas performancës së sotme në Premier League.
Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 21-të.
"Futbolli ynë ishte me të vërtetë, shumë i mirë. Sot ne u përmirësuam. Kjo ishte vetëm sot. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme", ka thënë ai.
Arsenal ka betonuar pozitën e parë në tabelën e Premier League, duke grumbulluar pesëdhjetë pikë, pesë më shumë se Manchester City.