19:39 / 22.01.2023
Trepça fiton derbin ndaj Pejës
Uran Krasniqi/RTKLive
Pejës nuk i ka shërbyer elementi i të qenit nikoqir për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Trepçës. Është mposhtur në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të në Prince Caffe Superligë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 83:91 (20:18, 15:31, 18:23, 30:19).
Vetëm periudha e parë foli në favor të vendasve, në periudhën e dytë mysafirët krijuan shkëputjen e cila nuk u ndryshua pastaj deri në fund.
Rodney Purvis shënoi 20 pikë për vendasit, kurse te mysafirët më të dalluarit ishin Will Daniels me 25 pikë e nëntë kërcime, Ken Brown me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë e gjashtë kërcime.