22:48 / 22.01.2023
Juventus s`arrin më shumë se barazim përballë Atalantas
Uran Krasniqi/RTKLive
Juventusi i është përgjigjur zbritjes së pikëve në Serisë A vetëm me një barazim kundër Atalantas. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën rezultati përfundimtar ka qenë 3-3.
Angel Di Maria (25’ – penallti), Arkadiusz Milik (34’) dhe Danilo (65’) shënuan golat për “Zonjën e Vjetër”, teksa Ademola Lookman (5’, 53’) dhe Joakim Maehle (46’) shënuan për skuadrën nga Bergamo.
Në tabelën që kryesohet nga Napoli, Atalanta është e pozicionuar në vendin e pestë, ndërsa Juventusi në vendin e nëntë.
Juve pret Monzën më 29 janar, ndërsa Atalanta gjithashtu luan në shtëpi ndaj Sampdorias.