Guardiola: Lojtarët e Cityt nuk janë të uritur për trofe
Sport

Guardiola: Lojtarët e Cityt nuk janë të uritur për trofe

B. H. / RTKlive

Pep Guardiola është trajner i Manchester Cityt prej shtatë vitesh, por mediat kohët e fundit po spekulojnë se ai së shpejti do të largohet nga kampioni anglez.

Guardiola aktualisht po e humb betejën për titull, pasi Arsenali ka pesë pikë më shumë, por edhe një ndeshje më pak se City.

“Unë i kuptoj lojtarët e mi. Ata nuk janë të uritur për trofe. Kam kaluar një periudhë të ngjashme si lojtar dhe trajner i Barcelonës.

“Pas katër titujve radhazi, nuk isha mjaftueshëm i uritur. Është e njëjta situatë në Manchester City, por unë jam këtu për t'i rregulluar gjërat. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë unë do të largohem”, ka theksuar Guardiola.


MË SHUME NGA Sport