21:04 / 26.01.2023
Stoke prezanton Celinën, i vlerësohet përgatitja
Uran Krasniqi/RTKLive
Stoke City ka prezantuar reprezentuesin kosovar, Bersant Celina, të cilin e ka huazuar nga klubi francez, Dijon.
Drejtori teknik te Stoke, Ricky Martin, e ka vlerësuar kosovarin.
“Ne jemi vërtet të kënaqur që kemi nënshkruar me Bersantin. Teknikisht ai është një lojtar shumë i përgatitur që do të sjellë kreativitet të madh në skuadrën tonë dhe e di që ai dëshiron të jetë i suksesshëm gjatë kohës me neve. Jam i sigurt që të gjithë do të qëndrojnë pas tij dhe do ta ndihmojnë atë të vendoset në mjedisin e tij të ri”, është shprehur ai.
Celina vjen te City nga klubi turk Kasimapasa, ku gjithashtu ishte i huazuar.























