Ronaldo dhe Al-Nassr eliminohen nga Kupa e Arabisë Saudite
BKT
Sport

Ronaldo dhe Al-Nassr eliminohen nga Kupa e Arabisë Saudite

Uran Krasniqi/RTKLive

Al-Nassr është eliminuar nga Kupa e Arabisë Saudite pas një humbjeje 3-1 nga Al-Ittihad.

Golat nga Romarinho, Abderrazak Hamdallah dhe Muhannad Alshanqeeti ishin të mjaftueshëm për Al-Ittihad, që udhëhiqet nga ish-trajneri i Wolves dhe Tottenham, Nuno Espirito Santo, të kalonte tutje. 

Al Nassr e shkurtoi diferencën me Taliscan. 

Ronaldo luajti të gjithë ndeshjen, por pa qenë në gjendje të lë gjurmë.