Real mposht Atleticon dhe shkon në gjysëmfinale
BKT
Sport

Real mposht Atleticon dhe shkon në gjysëmfinale

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid tashmë është në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit.

Kjo pasi mposhtën me përmbysje 3:1 Atletico Madridin, në një ndeshje ku u deshën shtesat për ta sqaruar fituesin.

Atletico shkoi në pushim në epërsi me golin e Alvaro Moratas.

Rezultatin e barazoi Rodrygo në mënyrë maestrale, në minutën e 80-të.

Në vazhdime, në minutën e 104-të Real Madridi realizoi nëpërmjet Karim Benzemas.

Në fund të ndeshjes, Reali arriti të shënonte edhe golin e tretë me brazilianin Vinicius në 120+1.

Tash dihen edhe skuadrat e tjera gjysmëfinaliste. Athletico Bilbao ka mposhtur sonte Valencian. Barcelona dhe Osasuna janë kualifikuar mbrëmë.