Zelensky thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë
Rajoni dhe Bota

Zelensky thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë

RTSH

Pas sulmeve të fundit nga Rusia, Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe aleatëve, dhe për furnizimin me sa më shumë armë ndaj Ukrainës.

“Ky agresion rus mund dhe duhet të ndalet vetëm me armë adekuate. Shteti terrorist nuk do të kuptojë asgjë tjetër. Armët në fushën e betejës. Armët që mbrojnë qiellin tonë. Sanksione të reja kundër Rusisë, pra armë politike dhe ekonomike. Dhe armët ligjore - ne duhet të punojmë edhe më shumë për të krijuar një gjykatë për krimin e agresionit rus kundër Ukrainës”, tha Zelensky.

Rusia ka gjuajtur një breshëri raketash në Ukrainë duke lënë të vdekur 11 persona, një ditë pasi Kievi fitoi premtimet për tanke në fushën e betejës për të luftuar pushtimin e Moskës nga vendet perëndimore.

SHBA dhe Gjermania siguruan Ukrainën për mbështetje luftarake. Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të miratojë eksportin e tyre nga vendet partnere. Gjermania do të sigurojë në hapin e parë 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake. Po ashtu, edhe SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë, të cilat janë ekuivalente me një batalion ukrainas. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota