Netanyahu: Nuk do të lejojmë kurrë një tjetër Holokaust
ATSH
Në emër të shtetit të Izraelit dhe popullit hebre, në emër të të mbijetuarve dhe atyre që vdiqën, zotohem si kryeministër i të vetmit shtet hebre se do të jemi vigjilentë, të fortë dhe kurrë nuk do të lejojmë që Holokausti të përsëritet, deklaroi Benyamin Netanyahu në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit.
”Edhe sot ka nga ata që çdo ditë thërrasin për shkatërrimin tonë, por ne nuk do ta lëmë veten të na mbërthejë frika dhe nuk do të lejojmë që ata tiranë të na frikësojnë. Ne nuk do t’i lejojmë që ata të pajisen me aftësinë për të zbatuar agjendën e tyre vdekjeprurëse”, shtoi ai me një referencë të nënkuptuar ndaj udhëheqësve iranianë.
“Ne i shohim ata në marshimin e tyre të vazhdueshëm drejt prodhimit të armëve vdekjeprurëse. Unë u them atyre, këtu dhe tani se ne do t’ju pengojmë t’i merrni ato”, shtoi ai.
Në Izrael, Dita e Holokaustit do të festohet solemnisht më 17 prill, një javë para Ditës së Pavarësisë, sipas kalendarit hënor hebre.