20:20 / 27.01.2023
Flaka Loxha në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë
Uran Krasniqi/RTKLive
E shtata në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë është renditur Flaka Loxha. Gjithashtu ajo ka fituar edhe 182 pikë olimpike “Paris 2024”.
"Flaka Loxha, e 7-ta në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë dhe 182 pikë olimpike Paris 2024 Xhudistja jonë shënoi dy fitore dhe një tjetër e kaloi pa luftë në kategorinë -57 kg. Nesër dhe pasnesër garojnë: Laura Fazliu, Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.