Sorschag: Pres të jem e suksesshme duke përfaqësuar Kosovën
Uran Krasniqi/RTKLive
Sophie Sorschag, e cila vendosi ta lë Austrinë dhe ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski, ka thënë se dëshiron të jetë shumë e suksesshme në garat që e presin.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka realizuar një intervistë me skitaren.
"Dua të bëhem shumë e suksesshme së pari në Kupën e Botës, por synimi im më i madh është të fitojë medalje në Lojërat Olimpike Dimërore dhe ta përfaqësojë Kosovën, duke dhënë më të mirën time në Kampionatin Botëror, lojërat Olimpike dhe në Kupën e Botës. Jam e motivuar dhe mezi pres të debutojë", ka thënë ajo.
Ajo ka shpjeguar edhe atë si si ndodhi që përzgjodhi Kosovën.
"Kisha oferta të tjera, po kjo mikpritje e ngrohtë e Kosovës ishte shumë e vështirë për t'u refuzuar. Lexova shumë për Kosovën, isha shumë e interesuar për kulturën e për gjeografinë", ka thënë ajo.