Scholz: Debati për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, i paarsyeshëm
Rajoni dhe Bota

Scholz: Debati për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, i paarsyeshëm

atsh

Vetëm disa ditë pas vendimit të Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë, janë shtuar thirrjet për dërgimin edhe të avionëve luftarakë.

“Është e çuditshme që po mbahet ky debat”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një konference për shtyp në Santiago de Kili, dje në mbrëmje, ndërsa ishte po zhvillonte një vizitë katërditore në Amerikën e Jugut.

“Tani ishte i nevojshëm një debat serioz dhe jo një konkurs ofertash… në të cilin ndoshta motivet politike të brendshme luajnë një rol më të madh sesa mbështetja për Ukrainën”, tha Scholz.

“Debat për një çështje aq të rëndësishme sa dërgesat e armëve duhej të fokusohej në çështjen në fjalë si dhe në konsiderata racionale”, theksoi kancelari gjermane.

Scholz dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden kanë përjashtuar zonat e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të fqinjit të saj, pasi kjo mund të shkaktonte një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s.

Në debatin për zonat e ndaluara mbi Ukrainën vitin e kaluar, Scholz dhe Biden e hodhën poshtë propozimin pasi NATO-s do t’i duhej të siguronte avionët e saj luftarakë për ta zbatuar atë.

Megjithatë, nëse Berlini vendos të furnizojë Kievin me avionë luftarakë, ata do të operohen nga pilotët ukrainas.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të dërgojnë avionë luftarakë dhe SHBA-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit në parim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota