Chelsea mund t’i regjistrojë vetëm tre nga përforcimet e reja në Champions
B. H. / RTKlive
Chelsea është klubi që ka shpenzuar më së shumti në tregun e futbollistëve në dy afatet e fundit kalimtare, atë të verës dhe të dimrit. Londinezët shpenzuan gjithsej 597 milionë euro.
Vetëm në janar, Chelsea shpenzoi 329.5 milionë euro, që është sa 43 për qind e vlerës totale të transferimit të klubeve të Premier League. Chelsea solli shtatë lojtarë, por e gjeti veten në telashe pasi vetëm tre prej tyre do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Chelsea nënshkroi me Enzo Fernandez për 121 milionë euro, kurse para tij mbërritën Mykhailo Mudryk (Shakhtar, 70 milionë), Benoit Badiashile (Monaco, 38 milionë), Noni Madueke (PSV, 35 milionë), Andrej Santos (Vasco de Gama, 12.5 milionë), David Datro Fofana (Molde, 12 milionë) dhe Joao Felix nga Atlético Madrid në huazim për 11 milionë euro.
Meqenëse Felix hyri menjëherë në ekipin e parë, ai pritet të regjistrohet për Ligën e Kampionëve, e së bashku me të, trajneri Graham Potter pritet të përzgjedhë edhe Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudrik.
Kjo do të thotë se Badiashil, Maduke, Santos dhe Datro, lojtarë të paguar 97.5 milionë euro, do të ndjekin ndeshjet e Champions League nga tribuna.
Në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, Chelsea luan kundër Borussia Dortmund. Ndeshja e parë zhvillohet në Gjermani është më 15 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 7 mars në Londër.























