22:49 / 01.02.2023
Bayern Munich në çerekfinale të Kupës pasi mposhti Mainzin
Uran Krasniqi / RTKLive
Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Kjo pasi ka mposhtur Mainzin bindshëm.
Rezultati përfundimtar ka qenë 4-0.
Bavarezët gjatë pjesës së parë shënuan tri herë përmes Choupo-Moting (17’), Musiala (30’) dhe Sane (44’). Në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Anthony Davies në minutën e 83-të.
Të dielën në Bundesligë Bayern Munich luan ndaj Wolfsburg, ndërsa Mainz viziton Berlinin për ndeshje me Unionin.























