Barça mposht Betisin dhe shmanget në tabelë
BKT
Sport

Barça mposht Betisin dhe shmanget në tabelë

Uran Krasniqi / RTKLive

Barcelona ka ikur tetë pikë nga Real Madrid në krye të La Ligas pasi ka realizuar fitore 2-1 kundër Real Betis në "Estadio Benito Villamarin".

Raphinha (65') dhe Robert Lewandowski (80') kanë qenë realizatorët për fitoren e Barçës. 

Në minutën e 85-të është ngushtuar rezultati pasi Kounde ka shënuar autogol.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Barcelonës në ligë.

Real Betis në renditjen tabelare gjendet në vendin e gjashtë me 31 pikë.