10:08 / 03.02.2023
Busquets sakrifikon një pjesë të pagës për të qëndruar në Barcelonë
F.Bytyqi/RTKLive
Kapiteni i Barcelonës Sergio Busquets është i gatshëm të pranojë ulje pagë vetëm që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Busqutes prej kohësh është i lidhur me transferimin në MLS të Amerikës, por sipas medieve iberike, ‘veterani’ spanjoll preferon qëndrimin tek ‘blaugranat’, madje, ai është i gatshëm të sakrifikojë një pjesë të pagës së tij.
Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që Busqutes të rinovojë kontratën e re, të paktën kontratë njëvjeçare.
Spanjolli tashmë është duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij. Ai me Barcelonën ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, dhe tashmë Busquets është një ikonë e Barcelonës.























