09:16 / 05.02.2023
Kupa e Kosovës vjen sot me katër duele interesante
F.Bytyqi/RTKLive
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara dje në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ky rreth i garave vjen sot me katër ndeshjet e fundit.
Sfida kryesore e ditës së sotëm luhet mes Prishtinës dhe Dukagjinit, derisa përballje interesante parashikohet të luhet edhe në duelin Malisheva-Fushë Kosova.
Në dy ndeshjet tjera ballafaqohen Gjilani-Vjosa dhe Behari-Prizreni.
Sot takohen:
Gjilani-Vjosa
Behari-Prizreni
Malisheva-Fushë Kosova
Prishtina-Dukagjini
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.























