11:17 / 05.02.2023
PSV synon të ‘blindoj’ talentin e PSG-së
F.Bytyqi /RTKLive
PSV Eindhoven po kërkon të vazhdojë kontratën me sensacionin holandez Xavi Simons, raportojnë mediat e huaja.
19-vjeçari iu bashkua PSV-së nga PSG-ja pasi që lojtari nuk kishte arritur të gjejë një vend në formacionin e kampionëve në fuqi të Francës.
Simons ka ‘rilindur’ në skuadrën e Ruud Van Nisterlrooy, i cili po bën çmos që lojtarin ta mbajë në skuadër.
Simons me PSG ka kontratë deri në verën e vitit 2027, megjithatë, PSV po insiston që të blejë kartonin e plotë të talentit holandez.
PSV dhe PSG janë duke zhvilluar negociata për Simons, i cili është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.























