Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër
Foto: REL
Rajoni dhe Bota

Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

REL

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e disa ortekëve në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës.

Turistët nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, kanë qenë në mesin e të vdekurve në disa qendrat skijimi.

Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katër të ortekëve – i dyti për nga rreziku – pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona.

Niveli i katërt i alarmit në Austri nënkupton se “mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj”.

Skijatorët pa përvojë këshillohen që të qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa skijatorët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta.

Pavarësisht paralajmërimeve, qendrat e skijimit në perëndim të Austrisë janë të mbushura, për shkak të pushimeve dimërore në shkollat e Vjenës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota