Danimarkë–IGD: Tërmeti në Turqi u ndje deri në Grenlandë
BKT
Rajoni dhe Bota

Danimarkë–IGD: Tërmeti në Turqi u ndje deri në Grenlandë

ATSH-AFP

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë fqinje duke vrarë më shumë se 1 200 persona në të dy vendet, u ndjenë deri në Grenlandë (Groenland), njoftoi të hënën Instituti Gjeologjik Danez (IGD).

”Tërmetet në Turqi janë regjistruar qartë edhe nga sizmografët në Danimarkë dhe Groenlandë”, tha sizmologu Tine Larsen.

Shumë vende kanë ofruar ndihmë ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe shkalla e dëmit po bëhet më e qartë.

”Mëngjesin e sotëm na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 385 janë plagosur”, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan).


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota