22:38 / 06.02.2023
Rritet në 3,452 numri i viktimave në Turqi dhe Siri
Përgatiti V.Thaçi/RTKlive&CNN
Numri i të vdekurve nga termeti në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 3,452, raporton CNN.
Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit të hënën në 15,762.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 2,316, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri u rrit në 1,136. SANA raporton 656 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.
Turqia ka të paktën 13,293 dhe Siria ka 2,469 të lënduar pas tërmetit shkatërrues.























