BBC: Turqia po ndihmohet, por për Sirinë nuk kujtohet askush   
Rajoni dhe Bota

BBC: Turqia po ndihmohet, por për Sirinë nuk kujtohet askush   

RTSH

Teksa numri i viktimave të tërmeteve shkatërrimtarë në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 4 mijë dhe shumë vende po ndihmojnë Turqinë me ekipet e shtëpimit, sipas BBC, situata në Sirinë veriore është më e dëshpëruar.

Kufiri mbetet i kontrolluar fort, nuk ka përpjekje ndërkombëtare për shpëtim dhe pak makineri të rënda. 1.7 milionë të zhvendosur që jetojnë në kufi menduan se jeta e tyre nuk mund të bëhej më keq, pastaj erdhi tërmeti.

Ata kanë jetuar në banesa të përkohshme dhe ndërtesa gjysmë të përfunduara prej vitesh, refugjatë në vendin e tyre, duke i shpëtuar sundimit të terrorit të presidentit sirian Bashar Al Assad, transmeton BBC.

Në Jinderes, Aleppo dhe Bania, Idlib, ndërtesa të shumta u shembën. Ata thërrasin për ndihmë dhe qajnë nga dhimbja, por thuajse nuk ka kush t'u përgjigjet thirrjeve të tyre. Në më shumë se një dekadë lufte, tërmeti shkatërrimtar ka qenë një tjetër goditje për ta.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota