Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri rritet në më shumë se 7700
V. Thaçi / RTKlive / CNN
(E plotësuar, ora 23:10) Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në të paktën 7726.
Në një përditësim të martën, nënpresidenti turk Fuat Oktay tha se të paktën 5,894 njerëz janë tani të vdekur dhe 34,810 të plagosur në Turqi. Në Siri, janë raportuar të paktën 1,832 vdekje dhe 3,849 të plagosur, raporton CNN.
Të paktën 16,139 ekipe janë duke punuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, me ekipe të tjera ndërkombëtare që do të shtohen, tha Oktay.
Shkon në 7,200 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri
Hanife Osmani / RTK
(E plotësuar, ora 22:20) Në 7200 jetë të humbura ka arritur numri i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, tregojnë të dhënat e fundit. Autoritetet kanë deklaruar se vetëm në Turqi numri i të vdekurve ka kaluar shifrën 5400, ndërsa në Siri 1-800-sosh.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim dhe pandërprerë për të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas dy tërmeteve të ditës së hënë. Numri i të vdekurve besohet se do të rritet dhe do të ndryshojë nga çasti në çast. Shumë persona besohet se gjendën ende të ngujuar nën rrënoja të ndërtesave të shembura e numri i të cilave kalon shifrën mbi 2800-sosh.
Thirrjes emergjente për ndihmë i janë përgjigjur shtete nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës, të njëjtat kanë duke ofruar gatishmëri të pakursyer për ndihmë në përballje të situatës së jashtëzakonshme të popullit turk dhe atij sirian. Edhe Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles i III-të ka shprehur ngushëllimet për të humburit në një mesazh drejtuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të prekurit nga tërmeti që shkaktoi humbjen e mijëra personave.
Shkon në 6,326 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri
Të paktën 6,326 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë kanë vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi rajonin të hënën.
Numri i të vdekurve është rrit në 4,544 në Turqi të martën, ku u prekën 10 provinca, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), raporton CNN.
Numri i të vdekurve në Siri është më shumë se 1782: Më shumë se 970 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Të paktën 30,474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.