Erik ten Hag: "Old Trafford" duhet të jetë frikë për kundërshtarët
Sport

Erik ten Hag: "Old Trafford" duhet të jetë frikë për kundërshtarët

Uran Krasniqi/RTKLive

Nëse skuadrat që vijnë për të luajtur në "Old Trafford" frikësohen, atëherë ky është çelësi për t`ia rikthyer lavdinë e dikurme Manchester Unitedit, sipas Erik ten Hag. 

Kur United ndeshet me Leeds United të mërkurën, United do të përpiqet ta realizojë fitoren e katërmbëdhjetë radhazi si vendas. Ndërsa jashtë stadiumit të vet skudra e United ka bilanc më të keq: nga njëmbëdhjetë ndeshje ka arritur të fitojë vetëm pesë. 

"Ishte një nga qëllimet tona këtë sezon ta kthejmë frikën e kundërshtarëve për "Old Trafford". Është e mrekullueshme të kesh lidhje me Old Trafford”. Mendoj se paraqitjet në shtëpi janë mirë, por ne duhet të shfaqemi me të njëjtin personalitet edhe jashtë", ka thënë holandezi. 

Ten Hag pret fitore duke thënë se nuk do të pranojë asnjë justifikim nëse nuk arrihet ajo. 


MË SHUME NGA Sport