Zhegrova shënon në humbjen e Lille nga Lyon
BKT
Sport

Zhegrova shënon në humbjen e Lille nga Lyon

Uran Krasniqi/RTKLive

Edon Zhegrova ka gjetur golin në Kupën e Francës. Madje goli i tij ka bërë që rezultati të barazohet në 2-2 dhe ndeshja të shkojë në vazhdime, por megjithatë kjo nuk ka mjaftuar: Lille është mposhtur me penallti nga Lyon me rezultat 4-2.

Futbollisti kosovar ka realizuar në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, pasi mori një top nga Cabella.

Paraprakisht, në minutën e njëzet e nëntë të ndeshjes, Zhegrova është ndëshkuar me karton të verdhë. 

Reprezentuesi kosovar nuk ka qenë nga të përzgjedhurit e trajnerit për të gjuajtur penallti.