09:06 / 09.02.2023
Manchester United në sulm për Fatin
F.Bytyqi/RTKLive
Manchester United raportohet se tashmë është hedhur në sulm për Ansu Fatin e Barcelonës.
Sulmuesi i katalonasve, sipas medieve britanike, është prioritet i ‘Djajve të Kuq’ në tregun e verës që po vjen.
Fati akoma nuk ka arritur të rigjej formën e tij më të mirë në skuadrën e Xavi Hernandez pas rikthimit nga lëndimi që për një përiudh të gjatë e la jashtë fushës së blertë.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ thuhet se tashmë ka kontaktuar Barcelonën për shikuar mundësinë e transferimit të Fatit në Manchester.























