Ten Hag pas barazimit me Leeds: Sancho është lojtar i mrekullueshëm
F.Bytyqi/RTKLive
Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik te Hag, ka thënë se pjesërisht është i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Leeds United.
‘Djajtë e Kuq’ mbrëmë barazuan me Leeds (2-2), në kuadër të Premier Leagues.
“Nga njëra anë jam i lumtur, nga ana tjetër jo, sepse morëm vetëm një pikë dhe humbëm dy pikë në një fillim të papranueshëm të lojës, sidomos në një lojë kaq të rëndësishme”, tha Ten Hag.
Ai thotë së është i lumtur më rikthimin e Sanchos. Anglezi u rikthye me gol duke ia siguruar Unitedit një pikë në duel me Leeds.
Sancho? Ai është kthyer dhe ky gol do ta motivojë atë. Ne e dimë se është një lojtar i mrekullueshëm, një nga ata që gjithmonë mund të ketë një ndikim të madh në ndeshje, por ai duhet të punojë shumë”, theksoi strategu holandez.
Pas këtij barazimi, Manchester United zë vendin e tretë me 43 pikë, derisa Leeds renditet e 16-ta 19 pikë të grumbulluara.























