Di Maria rikthehet në Spanjë, jo të Reali
BKT
Sport

Di Maria rikthehet në Spanjë, jo të Reali

F.Bytyqi/RTKLive

Argjentinasi anësor Angel Di Maria mund të rikthehet në Spanjë, por jo në Real Madrid.

Kampioni i botës me Argjentinën, në fund të këtij sezoni duket së do të largohet nga Juventusi.

Rivali i përjetshëm i Real Madridit, Barcelona mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e Di Marias.

Sipas ‘Fichajes’, Barcelona po kërkon të nënshkruajë me Di Maria e Juventusit në tregun e verës që po vjen.

Me Juventusin që tashmë ka vendosur për ta shitur argjentinasin për shkak të krizës financiare dhe zbritjes së pikëve, katalonasit mund të përfitojnë nga situata e klubit italian për të nënshkruar me Di Marian.

Ndryshe, veterani i ‘Zonjës së Vjetër’ është i lidhur me rikthimin në vendlindje.