13:35 / 09.02.2023
Juve e mendon shkëmbimin Zakaria-Kovaçiç
F.Bytyqi/RTKLive
Juventusi është i gatshëm të lërë mesfushorin Denis Zakaria në mënyrë të përhershme te Chelsea, por në marrëveshje të përfshihet Mateo Kovaçiç.
Sipas ‘Calciomercatoweb’ torinezët janë duke e menduar këmbimin e Zakaria-s me reprezentuesin kroat.
Kovaçiç ka hasur në disa lëndime këtë sezon të garave duke luajtur shumë pak minuta, dhe duket se ‘Blutë’ e Londrës janë të gatshëm të heqin dorë nga kroati.
Kontrata e Kovaçiçit me Chelsean skadon në muajin qershor, dhe siç raportohet, londinezët mund të përfshijnë atë për të siguruar kartonin e plotë të Zakarias, i cili po bën një sezon të mirë në Premier League.























