Ancelotti drejt Brazilit
BKT
Sport

Ancelotti drejt Brazilit

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti raportohet se është favorit për të marrë ‘timonin’ e Brazilit.

Brazili është në kërkim të një përzgjedhësi të ri pas shkarkimi të Tite.

Gazeta “O Globo” së raporton se strategu italian është favorit në garë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit.

Ancelotti duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Real Madridi, dhe Brazili thuhet se destinacion i mundshëm i tekniku italian.

Për ndeshjet e muajit mars, drejtimin e Brazilit mësohet se mund ta marrë Ramon Menezes, trajneri aktual i U-20.