Arrin në 20 000 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri
BKT
Rajoni dhe Bota

Arrin në 20 000 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

RTSH

Ka shkuar mbi 20,000 numri i viktimave si pasojë e tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri. Sipas përditësimeve të fundit nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në momentet e fundit konfirmoi se 17,134 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa 3,317 viktima janë shënuar në Siri.

Prej 4 ditësh, Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar në rrënoja. Shumë vende i janë përgjigjur thirrjes së Turqisë për ndihmë për përballimin e fatkeqsisë pas dy tërmeteve shkatërruese. Ndërkohë,  gati 30 mijë njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras, që është edhe epiqendra e tërmetit vdekjeprurës të së hënës.

Tërmeti me magnitudë 7.8 në fillim të kësaj jave goditi provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Ky tërmet është konsideruar si nga më vdekjeprurësit që prej 80 vitesh. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota