OBSH: Nëse nuk reagojmë shpejt, do përballen me një fatkeqësi tjetër
RTSH
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se të mbijetuarit e tërmeteve të së hënës në Turqi dhe Siri, mund të përballen me një fatkeqësi tjetër.
“Është një katastrofë e dytë që po afrohet nëse nuk veprojmë shumë shpejt, që do të thotë strehim, ushqim, ujë dhe ilaçe sepse ata njerëz po përballen me temperatura shumë të ulëta”, tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.
Ai deklaroi se shumica e komuniteteve në Sirinë e shkatërruar nga lufta varen nga rezervuarët e ujit, të cilët ishin të parët që yu shkatërruan për shkak të tërmetit.
Dr Kluge thotë se këto rezervuarë kanë nevojë për zëvendësim urgjent, pasi vendi përballet me shpërthime kolere, të cilat ishin një problem edhe para tërmetit.
Më herët, OBSH tha se organizatat humanitare në rajon tani përballen me sfidën për të siguruar që ata që i mbijetuan tërmeteve të mund të vazhdojnë të mbijetojnë mes kushteve të tmerrshme.
Menaxheri i reagimit në OBSH tha se mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi, në kushte të përkeqësuara dhe me akses të ndërprerë në energji elektrike, karburant, komunikim dhe ujë./ BBC























