Mediat spanjolle: Haaland do të largohet nga City nëse...
BKT
Sport

Mediat spanjolle: Haaland do të largohet nga City nëse...

RTSH

Në artikullin e ‘AS’ ka arsye pse Haaland ka pranuar City-n: zgjedhja duhet t`i atribuohet pothuajse ekskluzivisht Pep Guardiolës, i cili në rast të një sanksioni për dështimet e supozuara financiare, sipas fjalëve të tij në të kaluarën, do të largohet.

Prandaj, ylli i ri i futbollit evropian është në mëdyshje për vazhdimin e aventurës në Manchester pasi nuk është më plotësisht i bindur për projektin sportiv që nuk do t'i garantonte më fitimin e çmimeve dhe Topit të Artë, duke pasur parasysh hetimin e hapur që mund të çojë në probleme të rënda, dënime sportive (dënim pikësh). Real Madridi i Ancelottit po monitoron me interes situatën duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur Benzema tashmë 35-vjeçar me një sulmues.

Fjalët e agjentit të Haaland, Rafaela Pimenta, drejtuar ‘AS’ ishin të qarta dhe zbulojnë ekzistencën e një klauzole lirimi (sipas gazetës spanjolle, 150 milionë) që do ta lejonte Haaland të largohej nga City nëse ai ishte i pakënaqur: "Unë jam në favor të lirisë. Është lufta ime. Unë gjithmonë them se një nga prioritetet e mia si agjent është t'i jap lojtarit atë që unë e quaj 'çelësin e derës'. Kur lojtari shkon në një klub, bëj gjithçka për të krijuar kushtet që çelësi i derës të jetë në duart e tij”.

“Po nesër nuk duron më të qëndrosh atje sepse nuk të pëlqen, ose nuk të paguajnë mirë, ose sepse gruaja jote dëshiron të jetojë në Paris? Epo, ju po largoheni, apo jo? Nuk më pëlqen kur lojtari im nuk është i lirë të vendosë – tha superagjenti për gazetën – i kam bërë të gjitha kontratat për këtë agjenci në 25 vitet e fundit. Të gjitha. Nuk ka pasur asnjë herë që një lojtar të ketë thënë: "Unë dua të largohem dhe ai nuk mund ta bënte këtë".