Humbja e Siauliai e kualifikon Prishtinën në `Play-Off` të ligës ENBL
Uran Krasniqi/RTKLive
KB Prishtina ka siguruar kualifikimin për në fazën "Play-Off" të ligës ENBL.
Prishtina arriti të kualifikohet nga pozita e katërt pasi Siauliai pësoi humbje sonte nga Budivelnyk.
Klubi kryeqytetas ka reaguar duke theksuar se Prishtina ka arritur ta vërtetojë se gjendet në hartën e klubeve të sportit në Evropë.
"Pas fitores së Budivelnyk ndaj Šiauliait, është vulosur kualifikimi i skuadrës së kryeqytetit në pllejofin e ligës prestigjoze europiane me skuadra elitare polake, lituaneze, ukrainase, izraelite, çeke dhe estoneze.
Ky është vetëm edicioni i parë që klubi më i madh shqiptar morri pjesë në Ligën ENBL, e ndonëse me skuadra të nivelit të lartë, PRISHTINA edhe një herë arriti të vërtetojë se është në hartën e klubeve të sportit në Evropë", ka shkruar Prishtina.























