Potter i vetëdijshëm që pas shpenzimeve kërkohen rezultate
BKT
Sport

Potter i vetëdijshëm që pas shpenzimeve kërkohen rezultate

Uran Krasniqi/RTKLive

Graham Potter është i vetëdijshëm se presioni mbi të për rezultate pozitive të Chelseas është rritur pas shpenzimeve të mëdha së fundmi. 

Klubi ka shpenzuar më shumë se 300 milionë funte për nënshkrimet e reja gjatë afatit kalimtar të janarit. 

"Është një situatë e komplikuar për momentin. Unë kaloj procesin e punës me lojtarët, duke i ndihmuar ata që të përmirësohen e të bashkohen. Me padurim po e pres sfidën e ardhshme", ka thënë ai. 

Chelsea ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe është dhjetë pikë larg katër vendeve të para të Premier League, duke bërë kështu që të spekulohet për të ardhmen e Potter.