Milan rigjen fitoren në Serie A
BKT
Sport

Milan rigjen fitoren në Serie A

Uran Krasniqi/RTKLive

Milan i ka dhënë fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në Serie A. Kampioni në fuqi italian mposhti Torinon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.

Në minutën e 62-të, u shënua edhe goli i vetëm në këtë ndeshje me Olivier Giroud që gjeti rrjetën pas asistimit të Theo Hernandez.

Me këtë fitore ”Rosoneret” ngriten në vendin e tretë në tabelë me 41 pikë, ndërsa Torino mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.