Chelsea shënon barazimin e tretë radhazi
BKT
Sport

Chelsea shënon barazimin e tretë radhazi

Uran Krasniqi/RTKLive

Chelsea ende është në kërkim të një formule se si të fitojë pasi as të shtunën nuk ka arritur t`i marrë tri pikë. Ndeshja kundër West Ham është mbyllur baraz me rezultat 1-1.

Dy golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e parë.

Joao Felix fillimisht kaloi “Blutë” në epërsi në minutën e 16-të. Për portugezin ishte goli i parë në fanellën e londinezëve.

Emerson shënoi për “Çekanët” në minutën e 28-të për të barazuar shifrat.

Në minutat e fundit të ndeshjes, futbollisti i West Hamit, Tomas Soucek, ndali me dorë goditjen e Conor Gallagher, por gjyqtari i ndeshjes dhe VAR heshtën rreth këtij episodi.

Chelsea pas këtij barazimi ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, kurse West Hami me 20 pikë renditet në pozitën e 15-të.