Bayern fiton lehtë nga Bochum
BKT
Sport

Bayern fiton lehtë nga Bochum

Uran Krasniqi/RTKLive

Një pasdite e vështirë ishte sot për Bochumin. Klubi i drejtuar nga Thomas Letsch është mposhtur 3-0 nga Bayern Munich.  

Thomas Muller shënoi në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të sfidës erdhën edhe golat e Kingsley Coman dhe Serge Gnabry (pen).

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e parë, tri më shumë se Borussia Dortmund. 

Bayern e viziton Parisin të martën për t'u ndeshur me PSG-në në ndeshjen e parë të 1/16 finales së Ligës së Kampionëve, para një udhëtimi të shtunën në në Bundesligë për të luajtur kundër Borussia Monchengladbach. Të njëjtën ditë Bochum luan kundër Freiburgut.