Arsenal edhe pse gabon mbetet në krye të Premier League
BKT
Sport

Arsenal edhe pse gabon mbetet në krye të Premier League

Uran Krasniqi/RTKLive

Presioni për ta fituar titullin sikur po jep impaktin e vet negativ në lojën e Arsenalit. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Mikel Arteta nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim në ndeshjen e kësaj xhiroje në Premier League kundër Brentford. Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 1-1.

Edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Leandro Trossard (goli i parë me Arsenal) në minutën e 66-të, topçinjtë nuk mundën ta menaxhonin atë. Kështu, në minutën e 74-të, Ivan Toney riktheu baraspeshën që realizoi një gol të lehtë me portën e boshatisur pas pasimit të Norgaard.

Me këtë barazim Arsenali mban vendin e parë me 51 pikë, duke pasur gjashtë pikë më shumë se sa Manchester City. Nga ana tjetër, Brentford pozicionohen në vendin e tetë me 34 pikë.