Monaco i jep leksion PSG-së
Uran Krasniqi/RTKLive
Paris Saint-Germain ka vazhduar me formën e dobët në Ligue 1. Monaco që tani është e pamposhtur në katër ndeshje ka fituar 3-1 ndaj PSG-së pa të lënduarit Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Golovin kaloi vendasit në epërsi kur kishin kaluar vetëm katër minuta lojë. Ende pa e futur në ritmin e lojës, parizienët pësuan edhe golin e dytë. Këtë herë ishte Wissam Ben Yedder që ndëshkoi miqtë edhe pas një gabimi në mbrojtje të Bitshiabu.
Pas disa rasteve, PSG arriti të shënojë për të hapur ndeshjen. Juan Bernat gjeti Warren Zaire-Emeryn i cili shënoi për 2-1. Por për të mbyllur çdo gjë u përkujdes Yedder që shënoi golin e dytë personal për 3-1.
Përkundër humbjes, PSG mbetet lider në elitën e futbollit francez me 54 pikë, shtatë më shumë se Monaco që tani zë vendin e dytë.
PSG do të përballet me Bayernin në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve në "Parc des Princes" të martën, ndërsa Monaco shkon në Gjermani për të luajtur kundër Bayer Leverkusen në Europa League.























