Tërmet në Rumani, lëkundjet e tokës ndjehën edhe në Serbi e Bullgari
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmet në Rumani, lëkundjet e tokës ndjehën edhe në Serbi e Bullgari

J.Musliu/RTKlive

Pjesë të ndryshme në Bullgari dhe Serbi kanë ndjerë sot lëkundjet e tokës nga tërmeti prej 5.3 shkallë të Rihterit që ka goditur Rumaninë.

Lëkundjet e tokës janë regjistriar sot në orën 16:58 minuta, rreth 14 klimoetra nga Târgu Jiu në një thellësi prej 15 kilometrash. Ky vend ndodhet rreth 280 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Bukuresht.

Tërmeti është ndjerë deri në Vërshac në Serbi, vendbanim ky në afërsi me kufirin e Rumanisë.

Deri më tash nuk raportohet për dëme materiale në Rumani apo në Serbie  Bullgari, ndonëse banorët kanë deklaruar se kanë ndjerë lëkundjet e tokës.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota