Liga e Kampionëve rikthehet nesër mbrëma me dy sfida drithëruese
F.Bytyqi/RTKLive
Emocionet e ligës më e fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve rikthehen nesër mbrëma me dy ndeshjet e para të 1/16 së finales.
Gara elitare evropiane tashmë ka hyrë në fazën e ‘nxehtë’ dhe se çdo sfidë është e paparashikueshme pasi që priten duele të zjarrta që din të rezervojnë skuadra e mëdha evropiane.
Padyshim se kryesfida e të martës mbrëma luhet në Paris, ku PSG ballafaqohet me gjigantin gjerman, Bayern Munich, sfidë kjo që parashikohet të sjellë një ndeshje drithëruese.
AC Milan-Tottenham, është një tjetër ndeshje që do të luhet në këtë rreth të garave. ‘San Siro’ pritet të jetë e stërmbushur në një duel të zjarrtë dhe tejet të rëndësishëm për të dy skuadrat.
Nesër takohen:
PSG-Bayern Munich
Milan-Tottenham
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.























