Tërmet në Zelandën e Re, por pa pasoja
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmet në Zelandën e Re, por pa pasoja

B. H. / RTKlive

Dhjetëra mijëra banorë të Zelandës së Re janë tronditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë me qendër afër Wellingtonit, pak orë më parë.

Tërmeti filloi me një tronditje të madhe i ndjekur nga të paktën 30 sekonda lëkundje mesatare, raportojnë mediat nga Zelanda e Re.

GeoNet ka thënë se tërmeti ndodhi në orën 19:38 sipas kohës në Zelandën e Re, rreth 50 km në veriperëndim të qytetit Paraparaumu, në një thellësi prej 48 km. GeoNet e klasifikoi lëkundjen si shumë të fortë.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se nuk ka kërcënim për cunami.

Pak më vonë u raportua për një tërmet tjetër me magnitudë 4.0, i cili goditi qytetin tjetër Taumarunui, në një thellësi prej 78 km.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota