22:56 / 16.02.2023
Lazio fiton ndaj Cluj, Krasniqi paraqitet mirë
Uran Krasniqi/RTKLive
Lazio ka fituar ndaj Cluj në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Conference League, ndërsa Ermal Krasniqi ka bërë paraqitje të mirë për skuadrën rumune.
Klubi italian ka fituar me rezultat minimal 1-0, duke përfunduar kështu një seri prej katër ndeshjesh pa fitore.
Ka qenë Ciro Immobile ai që me një gol të bukur në minutën e dyzet e pestë i ka dhënë fitoren skuadrës italiane.
Lazio për shumë kohë luajti me dhjetë lojtarë pasi Patric u përjashtua për shkak se ndërhyri ashpër ndaj Ermal Krasniqit kur u pa se sh-futbollisti i Ballkanit pas kalimit të disa lojtarëve po shkonte drejt portës.
REZULTATET E NDESHJEVE TË CONFERENCE LEAGUE:
























