09:53 / 17.02.2023
Mungesa e Pedrit pritet të jetë pesë javë
Uran Krasniqi/RTKLive
Deri në pesë javë pritet t`i mungojë Pedri Barcelonës, sipas skzaminimeve mjekësore.
Mesfushori i talentuar u lëndua të enjten në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Europa League. Ai u detyrua që ta lë fushën e lojës gjatë pjesës së parë.
Futbollisti nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën në disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe atë kundër Manchester Unitedit në Angli dhe në udhëtim ndaj Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit.























