Robinho, Italia i kërkon Brazilit ta burgosë
RTSH
Qeveria italiane i ka kërkuar homologëve në Brazil që të ekzekutojë vendimin e marrë nga drejtësia e vendit fqinj për Robinho-n.
Sipas portalit “UOL”, Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka firmosur kërkesën më 24 janar dhe e ka e ftuar qeverinë braziliane në rrugë diplomatike më 31 të këtij muaji.
Autoritet italiane kërkojnë që e njëjta masë të merret edhe ndaj shokut të ish-sulmuesit të Milan-it, Ricardo Falco. Dy të lartpërmendurit janë dënuar se kanë përdhunuar një vajzë shqiptare në Milano më 22 janar të 2013-ës.
Qeveria italiane zbulon se ministri i Drejtësisë ka i kakërkuar qeverisë braziliane të ekstradojë Robinho-n dhe Falco-n në shtator të 2022.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga pala braziliane pasi pika 5 e Kushtetutës braziliane nuk lejon ekstradimin e shtetasve vendas.























